Connect with us

Aktualitet

Kanabisi në repartin ushtarak në Zall Herr, lirohen nga detyra 4 ushtarakët

Janë liuar nga detyra këtë të mërkurë, 4 ushtarakët e repartit në Zall Herr, ku u gjet një parcelë me 125 rrënjë kanabisi.

Gjithashtu në vazhdën e kësaj është propozuar lirimi nga detyra edhe për dhjetë ushtarakë të tjerë.

Po ashtu është larguar nga puna eksperti i ekzaminimeve kompjuterike, ndërsa paralajmërim ka marrë edhe drejtuesi i Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Kujtojmë se gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Rrënjët e kanabisit janë zbuluar nga avioni i Guardia di Finanza që monitoron territorin shqiptar. Bimët ishin rritur dhe janë pikasur menjëherë nga pajisjet e italianëve që kanë sinjalizuar policinë shqiptare

Advertisement