Kronike
Do ekzekutonte biznesmenin e njohur, jepet masa për shkodranin (EMRI)
Është dhënë nga Gjykata e Vlorës masa e sigurisë me burg për shtetasin Amarildo Nikolli. Ky i fundit 35 vjeç nga Shkodra, u arrestua në Vlorë me armën gati për qitje në shëtitoren Lungomare. I riu nga Shkodra dyshohet se kishte shkuar në Vlorë për të kryer atentat.
Sipas mediave, nga burime jozyrtare mësohet se objektiv i atentatit ishte biznesmeni që iu ka shpëtuar disa ngjarjeve kriminale Inez Hajrulla. Në mëngjesin e 10 Majit 2019 Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë me disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës ku ishte.
Mbi Amarildo Nikollin rëndon akuza e “Armëmbajtje pa leje, dhe prodhim i armëve, lëndëve shpërthyese dhe municioneve”. Nikolli ishte strehuar për më shumë se një muaji në Vlorë së bashku me të dashurën e tij, në një banesë në zonën e hyrjes së qytetit.