Rajon
Ngriti aktakuzë kundër tij, Dodik kallëzon prokurorin e BeH
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka paraqitur sot një kallëzim penal në Prokurorinë Publike Republikane në Banja Luka kundër prokurorit të BeH Nedimo Ćosić, për shkak të një vendim për të paditur atë.
“Kam bërë kallëzim penal për shkak se Nedim Ćosić ka ngritur aktakuzë për, siç thuhet, veprën penale të mosekzekutimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë”, ka thënë Dodik në një postim në rrjetin social Iks.
Ai theksoi se prokurori në kryerje të detyrës zyrtare dhe duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka marrë vendim të kundërligjshëm, duke konsideruar se vepra penale e mosekzekutimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë nuk parashikohet me Kodin Penal.
Dodik deklaroi se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë nga një person i cili për një periudhë të gjatë kohore, duke filluar nga 1 gushti 2021, është marrë pa autorizim me punët e Përfaqësueses së Lartë.