Connect with us

Aktualitet

‘Pas dështimit në Tiranë, Kurti kërkon pushtetin në Shkup’

Ish-lideri i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi nuk arriti të vijë në pushtet në Shqipëri, po tenton të vijë në pushtet në Maqedoninë e Veriut duke bërë aleancë me opozitën

“Pasi tentoi të rrëzojë qeverinë në Tiranë dhe teksa tani po përpiqet të rrëzojë qeverinë në Shkup, kujtojmë se Albin Kurti doli në zgjedhje në Tiranë, me 300 vota në zgjedhjet e 2021-shit. Kur e pa se nuk ia doli në Shqipëri, po përpiqet të krijojë një konflikt politik duke krijuar një aleancë me opozitën në Maqedoninë e Veriut” – deklaroi Spahiu

Ai shtoi se aleanca që mund të ketë Kurti me Sali Berishën apo një faktor opozitar në Maqedoninë e Veriut nuk është e ndaluar me ligj, por se do të ishte e mirëseardhur nëse ata do të kishin një aleancë me të gjitha partitë shqiptare.

“E ashtuquajtura parti patriotike, siç është Vetëvendosja, duhet të ketë në bazë një aleancë të të gjithë shqiptarëve për interesa partiake, pa dallim, socialiste apo demokratike, në pushtet apo në opozitë” –  theksoi Spahiu.

Advertisement