Aktualitet
Vodhën para dhe sende me vlerë në ‘Unazën e Re’, 2 në pranga – VIDEO
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/08/RRRRRRRRRRRRRRRR.jpg)
TIRANË- Shuajb Gërxhalliu, 29 vjeç dhe Aljon Çezma 40 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re. Sipas policisë nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën “Teodor Keko”. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit Aljon Çezma, u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive. Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)