Connect with us

Aktualitet

E rëndë/ Përdhunohet 19-vjeçarja, denoncon agresorin në polici, detajet

Një 32-vjeçar ka përdhunuar një 19-vjeçare. Kjo e fundit ka kallëzuar në polici ngjarjen e rëndë. Pas denoncimit, autori i veprës së rëndë penale është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në një banesë të marrë me qira nga 32-vjeçari, në të cilën u gjet edhe një sasi kanabis.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

Advertisement

TRENDING