Connect with us

Kosova

Kurti s’di çkërkon dhe shkakton probleme/ Deklarata e ish-zëvendësministrit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po kërkon probleme me aktivitetet e tij politik dhe jo për të bërë diçka të mirë dhe ka shtuar se këshilltari i Vetëvendosjes i cili u arrestua për drogë në Shqipëri pak ditë më parë, përfaqëson nivelin e autoriteteve aktuale.

Sjellja e Albin Kurtit, sipas Berishës, është pasojë e së shkuarës së tij

“Albin Kurti nuk kërkon diçka për të bërë, por kërkon të përmbushë një mandat. Meqë nuk ka përvojë pune, karriera e tij është e ndërtuar për mashtrim, manipulim dhe rebelim. Ai në Maqedoni ishte skandal, acaron vendin fqinj në mënyrën më të papërgjegjshme dhe krijon një situatë që kryeministri maqedonas duhet t’i shmanget” – tha Berisha

Duke folur për këshilltarin e Vetëvendosjes në Prishtinë, i cili ditë më parë u arrestua me drogë në Shqipëri, Berisha tha se ai përfaqëson nivelin e kësaj qeverie.

“Ai ka shfrytëzuar pozitën e tij në Prishtinë si dhe lidhjet që ka me njerëz si Kurti dhe Sveçlja. Se sa janë ata vetë të përfshirë do të jetë çështje që do të sqarohet”, tha Berisha.

 

 

Advertisement