Connect with us

Aktualitet

Meloni e indinjuar me MASHTRUESIT italianë: Një turp! Do ta paguajmë ne llogarinë e tyre në restorant!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, e ftuar nga kryeministri Edi Rama, mësoi për incidentin e ndodhur në Berat, ku një grup prej 4 turistësh italianë, u larguan nga restoranti “Guva” pa paguar llogarinë e konsumimit të darkës.

Pasi mësoi detajet nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni u impresionua nga reagimi fisnik i pronarit shqiptar të “Guvës”, i cili i uroi turistët të bënin ndonjë gjë të mirë me ato para që nuk paguan.

Burime për NTV.AL tregojnë se Giorgia Meloni ka porositur ambasadorin italian Fabrizio Bucci për të kontaktuar restorantin “Guva” dhe për të paguar llogarinë që 4 turistët italianë nuk bënë.

Ndërkohë pamjet e bëra nga një kamera e sigurisë pranë restorantit, pasi u shpërndanë në mediat shqiptare dhe në Tik Tok, tashmë ndodhen në faqet e para dhe të shumë mediave të rëndësishme italiane duke ngjallur indinjatë dhe mes italianëve.

Kryeministrja Giorgia Meloni u largua mbrëmë në orën 23.30 me tragetin Prince drejt Brindizit, ashtu siç edhe erdhi, pasi qëndroi 3 ditë si e ftuar në rezidencën qeveritare nga kryeministri Edi Rama. Bashkë me Melonin ishin dhe familjarët e saj dhe vajza e mitur. Gjatë qëndrimit në Vlorë, Giorgia Meloni u tregua shumë e rezervuar në daljen në publik dhe përveç një udhëtimi me varkë në Karaburun, doli vetëm pasditen e djeshme nëpër rrugët e qytetit bregdetar, bashkë me Edi Ramën për një kafe në lokalet aty, e për të vizituar më pas Konsullatën italiane. Gjatë shëtitjes u takua me disa dhjetëra italianë që gjatë këtyre javëve kanë pushtuar Vlorën për pushime.

4 të rinjtë italianë që ikën pa paguar
Advertisement