Politike
Rama u la jashtë liste/ Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis: Keqardhje
Mbrëmjen e së hënës, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europianmblidhen një darkë informale me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Ndërkohë Shqipëria është ftuar në nivel Presidenti, Bajram Begaj ka refuzuar ftesën.
“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë.
Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, iu është përgjigjur ftesës Presidenti Begaj.
Ftesës së Mitsotakis i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.