Connect with us

Rajon

‘The Times’ dërmon Vuçiçin: Al Capone i Ballkanit…

Në Serbi, disa nga opinionet më të ashpra për Aleksandar Vuçiqin, presidentin e vendit, vijnë nga ata që e kanë njohur më gjatë.

“Ai është Al Capone që takon Vito Corleone”, tha Serdan Milivojevic, një deputet i Partisë Demokratike të opozitës, i cili e njeh Vuçicin për 30 vjet.

“Ai nuk është patriot, as nacionalist dhe as demokrat, Vucic është i interesuar vetëm për pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar” – shprehet opozitari serb

Megjithatë, ndërsa Vuçic akuzohet nga kritikët për vrasjen e demokracisë serbe dhe bashkëpunimin me kriminelët, ai shihet gjithashtu – shpesh nga të njëjtët skeptikë – si e vetmja shpresë për stabilitet në Ballkan.

Diplomatët amerikanë dhe europianë, të cilët e shohin atë si figurën e vetme që mund t’i bindë serbët të bashkëjetojnë me ish-krahinën e Kosovës, e duruan atë duke fyer Perëndimin, duke nxitur shovinizmin serb dhe duke u rehatuar me Presidentin Putin.

The Times shkruan se Vuçic gjithmonë ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës, duke këmbëngulur se ajo mbetet zemra e Serbisë dhe ka premtuar se do të mbrojë serbët etnikë që jetojnë atje. Mosbesimi i ndërsjellë i dy fqinjëve ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm një vështirësi lokale në Ballkan. Serbia është mbështetur prej kohësh në aleatin e saj në Moskë dhe pavarësia e Kosovës është përkrahur nga SHBA-ja dhe BE-ja, duke i bërë tensionet një tjetër shprehje të një konflikti ndërmjetësues midis Rusisë dhe Perëndimit.

Advertisement