Rajon
Video prekëse/ U aksidentua në Greqi, shqiptari thirrje për ndihmë shtetit shqiptar
Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ ku shkruan se një shqiptar i identifikuar si Ditmir Ulqinaku ka bërë aksident ën Korfuz Greqi dhe kërkon ndihmë. Shqiptari i aksidentuar në një video–live kërkon ndihmë pasi sipas tij spitali e ka lënë jashtë në korridor në të ftohtë. Ai iu bën thirrje përfaqësuesve të shtetit shqiptar në Greqi që ta ndihmojnë.
Qytetari:
Pershendetje miq. Po baj ketë status sepse nje djal shume i mire nga Shkodra, Ditmir Ulqinaku ka pesu nje aksident te rende ne Korfuz. Ditmiri doli live ne instagram per te kerku ndihme sepse sipas tij spitali po e le jashte ne koridor ne te ftohte. Ju lutem nese ka ndonjë perfaqesues te shtetit tone ose ndonjë Shqiptar qe ndodhet ne ate zone ti gjindet prane ne spital.