Connect with us

Pinknews

FOTOT/ Valdrin Sahiti vesh Beyonce-n si Elvana Gjata

Nuk është hera e parë që stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, ka krijuar veshje për divën me famë botërore, Beyonce.

Në daljet e saj publike, ajo ka shkëlqyer nga koka tek këmbët, sa herë është veshur “shqip”.

Beyonce
Beyonce
Beyonce

Kësaj here, Valdrini e ka veshur atë si Elvana Gjata.

Fustani i zi me dekoltenë në formë U-je dhe puplat e bardha të hedhura mbi supe, si një shall i madh, e bënë Beyonce-n të dukej yll gjatë tour-it të saj në Miami disa orë më parë.

Gocat bënë “xing” me njëra-tjetrën por ne duam të na tregoni, cilës i shkon më tepër?

Pinknews

Nga Olsi tek Visjani, ja kush janë personazhet që dolën kundër fitores së Egla Cenos

Fitorja e Egla Cenos nuk u prit dhe aq mirë nga të afërmit dhe mbështetësit e finalistëve të tjerë. Kështu, pasi Egla u shpall fituese, në rrjet nisën edhe komentet e para, nga ish-banorë dhe komentues të këtij edicioni.

Visjan Ukcenaj dhe Olsi Bylyku, të dy mbështetës të Julit, komentuan në ‘story’ në Instagram. Po ashtu, edhe ish-banorja e edicionit të kaluar, Mikela Pupa dhe gazetarja Aulona Musta dhanë komentin e tyre pas finales.

Ish-banori i këtij edicioni, Jetmir Salaj, zgjodhi të ironizonte duke ndarë 2 video nga momenti kur në shtëpi u dhanë zarfet e zinj, për Klodian Duron dhe Egla Cenon, fituesen e ‘BBV’.

Reagimet:

Olsi Bylyku: Hehehehe

Visjan Ukcenaj: Të jetë Egla në Podin final dhe të mos jetë Romeo, është njësoj si të kesh një Fiat Punto me stemë benzi. Fitoi…Hajt mo vl fitoi

 

Aulona Musta: Në një vend ku gjysma e politikanëve janë kriminel, nuk është çudi që BB ta fitojë dikush që ka dalë me zarf të zi

Mikela Pupa: Fytyra ime kur pashë se kush e fitoi Bigun

Jetmir Salaj

Continue Reading

Pinknews

U rendit i dyti në “BBVIP”/ Jul Deda i mërzitur: E kam thënë edhe…

Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme, aktori i humorit Julian Deda, në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”, i cili u rendit i dyti, shprehet se Egla e meritonte fitoren.

Gjithashtu, ai u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë, por diferenca ishte shumë e vogël.

Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren.

Më tej, aktori theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.

“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli

Continue Reading

Pinknews

U larguan nga studio/ A morën pjesë Meritoni dhe Romeo në festën pas ‘BBV’?

Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj, ishin dy finalistët që dukshëm u mërzitën pasi nuk arritën të fitonin çmimin e madh të ‘BBV’.

Pas eleminimit të dy djemtë u larguan nga studio, duke mos u ulur pranë ish banorëve. Megjithatë ata vendosën që të shkojnë në festën që zhvilloi Top Channel pas përfundimit të spektaklit.

Romeo është shfaqur duke përqafuar Semin, ndërsa Meritoni me një foto me mikeshën e tij, Artën.

 

Eleminimi i Meritonit ishte mjaft i papritur që në nisje të finales, ndërsa takoi në studio mamanë e tij, ndërkohë që Romeo u eliminua pas një gare kokë më kokë me Eglën, e cila u shpall dhe fituesja e këtij edicioni.

Continue Reading

Pinknews

Komentet negative në rrjet/ Sara:Mos kujtoni se do u shpëtoni hakave të fëmijës tim

Sara Gjordeni u shfaq mbrëmjen e kaluar në finalen e Big Brother VIP Albania. Sërish tërhoqi vëmendje barku i saj i rumbullakosur, e duhet pranuar se komentet në rrjet nuk ishin aq të mira për të. Në një reagim në rrjetet sociale, Sara thotë se kushdo që shkruan keq për fëmijën e saj, do të ketë përsipër një karma që do t’i godasë më fort.

“Asnje nene sdo donte te shkruante keto fjale por: mos kujtoni se hakave te femijes sim i shpetoni sepse shkruani me fake. Zoti ju sheh, edhe nese jeni 15 vjecare te vegjel fansa te dikujt tjeter edhe nese jeni 40 vjec te papune. Te ndyni emrin e nje femije qe ende nuk ka lindur, eshte te merrni persiper nje karma qe do ju godase shume me fort se cpo me godisni ju mua ne keto momente pikerisht aty ku nje nene i dhemb me shume! Zoti ju paste nen meshiren e tij, se spo lini hak pa me shkelur pa njohur asnjerin prej jush e pa cenuar asnjerin prej jush”

Më pas, ajo ndau edhe mesazhet që i erdhën nga Bardhi, i cili nuk mori pjesë në finale pasi ndodhej në koncert.

 

Continue Reading

Pinknews

“E brishtë, e pafajshme…”/ Reagimi i parë i Eglës si fituese e edicionit të tretë të BBVIP

Aktorja Egla Ceno, u shpall fituese e “Big Brother Albania VIP 3”, duke e bërë kështu banoren e fundit të shtëpisë, që fiku edhe dritat.

Pasi “rrëmbeu” Çmimin e Madh prej 100 mijë eurosh, me të mbërritur në studio ajo u shpreh:

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme.

Karrierën time e kam qëndisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”, u shpreh ajo.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING