Connect with us

Bota

Wagner shfaqet në rajon/ Alarmi: Ja si Rusia po e përdor Kosovën dhe plani i saj me Serbinë

Drejtori i Akademisë Austriake të Paqes, njëherësh dhe profesor austriak, Günther Rozenits nka folur për ndikimin rus në Ballkan, veçanërisht në Serbi dhe Kosovë.

Sipas tij, Moska po e përdor Kosovën për të përmirësuar raporten me Serbinë dhe bëri paralajmërimin se rusë të dyshuar vazhdojnë të jenë në Ballkan, teksa u shpreh i frikësuar se mund të ketë edhe anëtarë të Wagnerit.

Krahas kësaj, profesori austriak potencoi se lufta e Rusisë në Ukrainë, e nxiti shtetin serb të kërcënoj Kosovën dhe të tentojë të formojë ‘botën serbe’.

Günther Rozenits gjithashtu përmendi edhe “Ballkanin e Hapur” dhe afërsinë e Ramës me Vuçiçin dhe theksoi se ky projekt nuk ka qenë asnjëherë kontribut për sigurinë dhe zhvillimin pozitiv në rajon.

“Fatkeqësisht, BE-ja dhe SHBA-ja nuk ishin të gatshme ta ndalonin këtë projekt, duke i kërkuar iniciatorëve që të fokusoheshin në përgatitjet për anëtarësim në BE. Për mua, CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore), është kuadri i përsosur për bashkëpunim. Republika e Kosovës duhet të ketë sukses të bëhet anëtare e plotë” – theksoi Drejtori i Akademisë Austriake të Paqes

Advertisement