Connect with us

Aktualitet

‘Fluturoi’ me BMW-në luksoze mbi digën e liqenit, arrestohet i riu

Policia e Tiranës ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë shtetasin Eldi Allushi, i cili në orët e para të mëngjesit ditën e sotme u përfshi në një aksident automobilistik.

Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip” BMW X6″ është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makina e tipit “BMW X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë, ndërsa drejtuesi është larguar pas aksidentit.

 

Sakaq, pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin

Advertisement