Connect with us

Aktualitet

Ja si shefi i CIS-s paralajmëroi vrasjen e Prigozhin

“Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të blejë kohë ndërsa kupton se çfarë të bëjë me Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit mercenar të Wagner që udhëhoqi kryengritjen në Rusi një muaj më pare” – Kështu deklaronte disaa ditë më parë kreu i CIA-s amerikane
Burns atë kohë shkruante se Putini me siguri po përpiqet të blejë kohë derisa të kuptojë se si të silletme liderin Wagner
“Grupi mercenar ka ende vlerë për udhëheqjen ruse në vende si Afrika, Libia dhe Siria, kështu që Putini ka të ngjarë të përpiqet ta ndajë grupin nga udhëheqësi i tij” – theksoi Burns për BBC, dhe sipas tij Putini do pres momentin e duhur për t’u hakmarrë.
“Putini është dikush që në përgjithësi mendon se hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri e ftohtë” – tha Burns.
“Sipas meje Putini është apostulli i fundit i hakmarrjes, kështu që do të habitesha nëse ai do shmang hakmarrjen” – theksoi Burns
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ekzistonte rreziku që shefi i Wagner mund të helmohej.
“Po të isha në vend të tij, do të shikoja me kujdes gjellën që ha. Do kontrolloja menunë” – tha presidenti me shaka kurse Burns ishte shprehur – “Po të isha Prigogine, nuk do ta pushoja nga puna shijuesin tim të ushqimit, por nuk do fluturoja”.

Advertisement