Connect with us

Aktualitet

Shkolla po troket/ Apeli i Shoqatës së Siguruesve për prindërit: Bashkë me mjetet mësimore blini dhe “Sigurimin e Nxënësve dhe Studentëve” 

Kur i dërgojmë fëmijët tanë në shkollë, mendojmë se po i dërgojmë në një ambient të sigurtë dhe të parrezikshëm. Kjo fatkeqësisht nuk është plotësisht e vërtetë, pasi ndodh që nxënësit dhe studentët të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme si, ngjarjeve aksidentale, të papritura dhe të paparashikuara, të cilat shkaktojnë dëmtime fizike, të përkohshme, të përhershme, madje deri në humbjen e jetës.  Për të ofruar sigurinë e duhur dhe qetësinë e dëshiruar, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë në këtë prag viti të ri shkollor siguracionin që i dedikohet nxënësve dhe prindërve të tyre, “Sigurimi nga aksidentet për Nxënës dhe Studentë”, me kosto modeste dhe të përballueshme për çdo familje shqiptare. Kalimi i situatave të vështira, për vendin tonë por edhe mbarë botën, ka bërë që prindërit të jenë më të shqetësuar dhe të predispozuar për shëndetin e fëmijëve të tyre. Por gjithmonë ka një zgjidhje të shpejtë. Një zgjidhje ekonomike dhe shumë komode për çdo familje, zgjidhje kjo e mirëmenduar nga Shoqëritë e Sigurimeve.  Mungesa e edukatës mbi rëndësinë e sigurimeve, e trashëguar brez pas brezi, ka rënduar “xhepin” e kryefamiljarëve të cilët rendin pas spitaleve private e shtetërore e nuk marrin shërbimin e kërkuar.   Mbroni familjen tuaj nga faturat mjekësore të papritura duke u pajisur me Sigurimin nga Aksidentet për Nxënësit dhe Studentët”, apelon Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë. 

Çfarë është Sigurimi nga Aksidentet për Nxënësit dhe Studentët?

Shëndeti i mirë i fëmijëve Tuaj mbahet nga një përkujdesje e mirë nga ana e prindërve! 

Prindër të Dashur! Edhe pse tregoni gjithmonë përkujdesje të madhe për fëmijët tuaj, ajo që ju mungon është “Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve”. 

Ky siguracion mund ti ofrohet çdo nxënësi, studenti apo institucioni arsimor dhe mbulon humbjet që mund të lindin nga aksidente të ndryshme dhe të papriturat shëndetësore.               

Po sa kushton ky siguracion?! 

Primi i sigurimit të aksidenteve të nxënësve dhe studentëve që studiojnë brenda vendit është i ndryshëm me ato që studiojnë  jashtë vendit. Kjo për shkak të kostove më të larta të pagimit të dëmeve në një vend të huaj. 

Primi i sigurimit vendoset në varësi të shtetit ku do të shkojnë si dhe të periudhës për të cilën ai dëshiron të sigurohet.  

Ndërsa Primi i sigurimit për nxënësit dhe studentët, që studiojnë në Shqipëri është pothuajse minimalist. 

Çfarë përfshin Sigurimi nga aksidentet i nxënësve dhe studentëve?

Mjafton të pajiseni me sigurimin e nxënësve dhe studentëve në njërën prej shoqërive të sigurimeve dhe secili nxënës i siguruar do të këtë mundësi që të përfitojë shpenzimet e trajtimit mjekësor në institucionet më të mira shëndetësore në vend. 

Ky siguracion mbulon edhe shpenzimet për medikamentet mjekësore dhe paaftësitë e përherëshme, të plota dhe të pjesëshme. 

Çfarë dëmesh mbulohen në rast se fëmija juaj ka këtë siguracion?

Ky sigurim mbulon të gjitha procedurat e diagnostifikimit dhe trajtimit që mund të kenë nevojë fëmijët tuaj si dhe shpenzimet shëndetësore si rezultat i një aksidenti ose sëmundjeje të papritur, në klinikat dhe spitalet më mira, pa asnjë shpenzim. 

Ky siguracon mbulon dëme si helmimet akute, mbytjet, ngrirjet, goditjet dhe djegiet nga rrezet e diellit, dëmtimet të shkaktuara nga sforcime fizike si dhe asfiksia.

Prindër, siguroni shëndetin e fëmijëve tuaj…

Të qenit prind është një përgjegjësi e shtuar karshi fëmijëve tuaj. Nëse nuk merret me seriozitet sigurimi i tyre, atëherë mund të gjendeni në telashe nga çdo aksident i papritur.

Por në një familje ku prindërit kanë marrë masat duke siguruar fëmijët e tyre, kostot financiare financiare evitohen dhe më të dashurit tuaj janë më të sigurtë. 

 

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING