Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Shisnin kanabis në lokalin e tyre në pranga babë e bir në Tiranë! Në kërkim një 28-vjeçar

TIRANË– Babë e bir kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi përdornin lokalin e tyre për të shitur kanabis. Në saj të kontrolleve në lokalin e tyre, policia sekuestroi 1 kilogramë kanabis ndërkohë shpalli edhe një 28-vjeçar në kërkim si dhe është vënë nën hetim një 21-vjeçar.

Lokali ndodhej në afërsi të liqenit të Kasharit, fillimisht policia ra në gjurmët e 21-vjeçarit i cili kishte blerë kanabis, më pas nga verifikimet blutë mësuan se ky përdorues e blinte drogën në lokalin në fjalë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement