Aktualitet
Elbasan/ Të dehur dhe pa patentë, Policia Rrugore bën ‘bilancin’
Policia Rrugore Elbasan ka bërë bilancin për muajin gusht, gjatë të cilit janë arrestuar 53 shoferë dhe janë ndëshkuar me gjobë 8087 të tjerë.
854 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
342 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
3751 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
288 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
992 drejtues të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.