Connect with us

Politike

Shtatori vjen i nxehtë, lëpirësit e vegjël në aksion

Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për politikën dhe kryedemokrati Lulzim Basha është duke ‘përgatitur terrenin’ duke nisur takime për koordinimin opozitar.

Basha ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e PAA-së, Agron Dukën dhe atë të LZHK-së Dashamir Shehin. Qëllimi i Bashës është të mbështesë aletatët e vegjël për ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Duka ka zhvilluar githashtu një takim edhe me Gazment Bardhin, për t’i kërkuar mbështetjen për firma.

Partitë e vogla deri më tani kanë mbledhur 23 vota nga 28 që kërkohen në total për të propozuar këto ndryshime, ndërsa mësohet se Basha ka shprehur dakordësinë për të mbështetur tezat e partive të vogla.

Kujtojmë 5 parti të vogla opozitare, Nisma Thurje, LZHK, PR, PAA dhe BD, propozuan më 29 qershor platformën me 12 pika për ndryshimin e sistemit zgjedhor me qëllim kryesor listat e hapura në sistem proporcional kombëtar ndryshe nga ai rajonal që kemi aktualisht, si dhe uljen e moshës për personat që kanë të drejtë të votojnë./shqiptarja.com

Advertisement