Connect with us

Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet bosi shqiptar i krimit

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit për arrestimin e 39-vjeçarit shqiptar Binak Çela, i konsideruar si një person shumë i rrezikshëm dhe bos i krimit të organizuar.

Siaps asaj që raportohet në mediat italiane, Binak Çela i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu ëshët arrestuar në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 2018-s.

Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe e grabitjes.

Hetimet e antimafias italiane konfirmojnë se ai është mjaft pranë bandës kriminale me veprim në veri të Romës, që drejtohet nga ish boksieri Petrit Bardhi e që konsiderohet nga më të fortat në këtë qytet.

Binak Çela u ndalua pas një kontrolli rutinë rrugor.

Pasi kishte parë patrullën rrugore, shqiptari tentoi të bëj një ndryshim drejtimi të automjetit, gjë që ka çuar në dyshimet e ndjekjen nga patrulla e policisë.

Në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist e nuk njihte rrugët. Por kontrolli i Policisë Italiane zbardhi identitetin e tij duke e vënë në pranga.

Arrestimi i Çela-s mund të ndihmojë policinë italiane për të hetuar e zbardhur aktivitetin kriminal të bandave shqiptare në kryeqytetin Romë.

Advertisement