Kronike
Vidhte farmacitë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Prezantohej si punonjës i depove farmaceutike
Një 34-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi kryer disa vjedhje në disa farmaci në kryeqytet. Klaudjan Xhemali banues në Tiranë prezantohej në farmaci si punonjës i depove farmaceutike. ‘2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht: – Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.