Connect with us

Kronike

Aksident fatal, makina përplas tre fëmijë të mitur (DETAJET)

 Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre fëmijë të mitur, të cilët ndodheshin në një nga makinat që u përplas. Fëmijët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement