Connect with us

Aktualitet

Pjesë e grupit holandez të drogës, vihen në pranga dy shqiptarët

3 holandezë dhe 2 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani për trafik kanabisi. Web.de shkruan se tre holandezët e arrestuar janë nga mosha 28 deri në 51 vjeç, ndërsa raportohet se ata kishin maskuar aktivitetin e paligjshëm me një dyqan për pajisje bujqësore.

Ata gjithashtu shisnin pajisje për kultivimin e kanabisit duke iu ardhur në ndihmë kultivuesve të tjerë të bimëve narkotike, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë që kanë rënë në pranga. Që nga maji 2023, 18 plantacione kanabisi janë zbuluar në të gjithë Gjermaninë gjatë hetimeve në bazën e klientëve të të ashtuquajturit “groëshop” Klever.

Sipas njoftimit zyrtar, përllogaritet që nga gjithë ky operacion të jetë prodhuar mbi një ton kanabis me një vlerë rreth 10 milionë euro. Zyrat e prokurorisë publike gjermane përgjegjëse për këto plantacione kanë arrestuar tashmë më shumë se 41 të dyshuar gjatë javëve të fundit. Dy janë arrestuar mëngjesin e së enjtes kur donin të hapnin dyqanin në Kleve. Në të njëjtën kohë u kontrolluan edhe banesat e të akuzuarve në Roterdam. Si rezultat edhe personi i tretë u arrestua.

Autoritetet atje thanë se një nga plantacionet e mëdha të zbuluara ishte në Krefeld. Të enjten, pothuajse 2,000 bimë droge u gjetën në bodrumin e një magazine që do të korreshin. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 18 dhe 26 vje, të cilët pritet të dalin para gjyqit.

Advertisement