Connect with us

Aktualitet

‘Të ngopur me manipulimet e Vuçiç, sanksionimi i Vulinit është një paralajmërim’

Mediat amerikane dhe gjermane e kanë kritikuar Perëndimin për qasjen ndaj Serbisë, teksa dhe një grup prej 56 politikanësh europianë dhe amerikanë i dërguan një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, duke kërkuar një politikë më të ashpër ndaj Beogradit, kryesisht në lidhje me marrëdhëniet  me Kosovën.

Për Richard Kraemer, bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme të SHBA-së, kritikat e mediave perëndimore nuk janë befasi dhe se ka shumë liderë perëndimorë janë që janë të ngopur me shakatë manipuluese të presidentit serb Aleksandër Vuçiç

Nga ana tjetër, gjithashtu edhe tre ditë më parë, ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, sërish e ka mbrojtur qasjen e SHBA-së ndaj marrëdhënieve me qeverinë e Vuçiç.

Sipas Johanna Deimel, eksperte gjermane për Ballkanin, ky qëndrim i SHBA vjen pasi, sipas disa raporteve të papublikuara të inteligjencës amerikane, Serbia ka pranuar t’i sigurojë armë Ukrainës për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

Ajo tha gjithashtu se përpjekjet për ta afruar Serbinë më afër me Perëndimin janë të ndërlikuara edhe nga ndikimi rus në mediat e rajonit dhe investimet e saj në sektorin e energjisë në Ballkan, ku Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga furnizimet me gaz natyror nga Rusia dhe prandaj edhe ruan lidhje tregtare dhe ushtarake me Moskën, por edhe sepse ndjenjat pro-ruse janë të larta në vend

Sipas Richard Kraemer, Perëndimi është në përpjekje për ta joshur Beogradin me tufa karotash transatlantike, ndërsa shikon anash statusin e përfaqësuesit të Serbisë përballë agjendës ballkanike të Kremlinit

“Shpallja ‘Non Grata’ e Aleksandër Vulin, shefi i Shërbimit të Inteligjencës në Serbi është i paprecedentë, pasi ai është një zyrtar i qeverisë serbe në detyrë, dhe kjo mund të interpretohet me të drejtë si një paralajmërim për të tjerë në Beograd. Tani mbetet për t’u parë nëse Washingtoni dhe partnerët e tij do kenë guximin t’i sanksionojnë të tjerët të ngjashëm me Vulinin serb” – deklaroi Richard Kraemer

Advertisement