Connect with us

Bota

Tronditëse/ Ylli i YouTube vritet nga babai i saj, e mbyt në gjumë

E re, plotë jetë dhe me një energji pozitive që e karakterizonte, YouTuberja Tiba al-Ali u bë hit me videot argëtuese për jetën e saj.

Ajo e filloi kanalin e saj në këtë platformë pasi u transferua nga vendi i saj i lindjes, Iraku, në Turqi në moshën 17-vjeçare në vitin 2017, duke folur për pavarësinë e saj, të fejuarin, grimin dhe gjëra të tjera. Lumturia dhe entuziazmi i Tibas tërhoqi dhjetëra mijëra abonentë.

Mirëpo, këtë janar, teksa u kthye për një vizitë në familje në Irak, e reja u vra nga babai i saj.  Vrasja u konsiderua të ishte “jo e paramenduar” dhe babai i saj u dënua me vetëm gjashtë muaj burg.

Vdekja e Tiba nxiti protesta në të gjithë Irakun për ligjet e tij në lidhje me të ashtuquajturat “vrasje nderi“, dhe mënyrën se si trajtohen gratë në një vend ku qëndrimet konservatore mbeten dominuese.

‘E mbytur në gjumë’

Tiba ndërtoi një platformë në internet prej më shumë se 20,000 abonentësh – një shifër që është rritur më tepër pas vdekjes së saj. Ajo postonte video çdo ditë dhe shijonte stilin e ri të jetesës që Turqia kishte ofruar për të.

Në videon e saj të parë në nëntor 2021, Tiba tha se u zhvendos për të përmirësuar arsimin e saj, por zgjodhi të qëndronte sepse i pëlqente jeta atje. Sipas raportimeve, babai i saj, Tajip Ali, nuk ishte dakord me vendimin e të bijës për t’u transferuar në Turqi dhe as për t’u martuar me të fejuarin e saj të lindur në Siri, me të cilin ajo jetonte në Stamboll.

Besohet se Tiba u përfshi në një mosmarrëveshje familjare kur u kthye në Irak për të vizituar shtëpinë e saj në Diëaniya në janar. Raportet thonë se Tajip Ali e mbyti të bijën në gjumë natën e Vitit të Ri dhe më pas u dorëzua në polici.

Një anëtare e qeverisë lokale ku u vra Tiba tha se babai i saj u dënua në prill me burgim të shkurtër. Pas vrasjes së Tiba, qindra gra dolën në rrugë në Irak për të protestuar kundër legjislacionit rreth “vrasjeve për nder”.

Kodi Penal i Irakut e lejon “nderin” të përdoret si zbutje e dënimit për krimet e kryera kundër anëtarëve të familjes, sipas analizës së Home Office. Kodi lejon dënime të buta për “vrasje nderi” për shkak të provokimit ose nëse motivi i të akuzuarit ishte për çështje të nderit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, gjenerali Saad Maan, i tha BBC: “Një aksident i ndodhi Tiba al-Ali. Në këndvështrimin e ligjit, është një aksident kriminal dhe në këndvështrime të tjera, është një aksident i vrasjeve për nder.”

Gjenerali Maan tha se Tiba dhe babai i saj kishin një debat të ashpër gjatë qëndrimit të saj në Irak. Ai shpjegoi gjithashtu se një ditë para vrasjes së saj, policia kishte tentuar të ndërhynte. Kur u pyet për përgjigjen e autoriteteve ndaj vrasjes, gjenerali Maan tha: “Forcat e sigurisë e trajtuan rastin me standardet më të larta të profesionalizmit dhe zbatuan ligjin. Kanë nisur një hetim paraprak dhe gjyqësor, mblodhën të gjitha provat dhe e dërguan dosjen në organet e drejtësisë për të dhënë një dënim.”

‘I rrënjosur në mizogjini’

Vrasja e Tibës dhe dënimi i butë i dhënë babait të saj, shkaktoi zemërim në mesin e grave irakiane dhe aktivistëve të të drejtave të grave në mbarë botën për mungesën e mbrojtjes nga dhuna në familje për gratë dhe vajzat sipas ligjit irakian.

Për shembull, në nenin 41 të kodit penal të Irakut, “ndëshkimi i gruas nga burri i saj” dhe “disiplinimi nga prindërit… i fëmijëve nën autoritetin e tyre brenda kufijve të caktuar” konsiderohen të drejta ligjore.

Në nenin 409 ndërkaq thuhet: “Kushdo që e ‘kap mat’ gruan e tij në vepër të tradhtisë bashkëshortore ose e gjen në shtrat të dashurën e tij me dashnorin e saj dhe vret menjëherë njërin prej tyre, ose sulmon njërin prej tyre për vdekje duke e lënë përgjithmonë invalid, dënohet me paraburgim jo më shumë se tre vjet”.

Aktivistja për të drejtat e grave, Dr Leyla Hussein tha për BBC: “Këto vrasje shpesh janë të rrënjosura në mizogjini dhe dëshirën për të kontrolluar trupat dhe sjelljen e grave.Përdorimi i termit “vrasje nderi” mund të jetë i dëmshëm për viktimat dhe familjet e tyre,” tha ajo.

Kjo përforcon idenë se ata janë disi përgjegjës për vdekjet e tyre, sepse ato ja bënë vetes duke bërë diçka të gabuar ose të turpshme.”

OKB-ja ka vlerësuar se 5000 gra dhe vajza në mbarë botën vriten nga anëtarët e familjes çdo vit për “vrasje nderi”.

‘Kjo duhet të ndalet’

Pesë ditë pas vdekjes së Tiba, forcat irakiane të sigurisë penguan 20 aktivistë të demonstronin jashtë Këshillit të Lartë Gjyqësor në Bagdad. Ata mbanin në duar pankarta “Stop vrasjes së grave” dhe “Stop neni 409”, ndërsa thërrisnin “Nuk ka nder në krimin e vrasjes së grave”.

Ruaa Khalaf, një aktivist irakian dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, tha: “Ligji i Irakut duhet të përmirësohet, të ndryshohet dhe të harmonizohet me konventat ndërkombëtare.”

Zonja Khalaf tha se dënimi i dhënë babait të Tiba ishte “i padrejtë” dhe se ajo i shihte raste të tilla si provë të “dispozitave dhe legjislacioneve që shkelin të drejtat e grave“. Hanan Abdelkhaleq, një avokate irakiane për të drejtat e grave, tha: “Ata duhet të gjejnë një zgjidhje. Kjo duhet të ndalet. Vrasja e grave është bërë shumë e thjeshtë. Mbytja, therja me thikë është bërë e lehtë. Shpresojmë që ligji të ndalojë nenin 409, kërkojmë anulim të tij.”

Aktiviste të tjera femra në mediat sociale vunë në dukje gjithashtu se vrasja e Tiba nuk ishte një incident i izoluar dhe se shumë “vrasje nderi” nuk raportohen në Irak.

Vrasja ka ndezur biseda për ligje më të ashpra për të mbrojtur gratë në vend dhe më gjerë. Ala Talabani, kreu i bllokut të Unionit Patriotik të Kurdistanit në parlamentin irakian, tha: “Gratë në shoqëritë tona janë peng i zakoneve të prapambetura për shkak të mungesës së pengesave ligjore dhe masave të qeverisë, të cilat aktualisht nuk janë në përpjesëtim me madhësinë e dhunës apo krimit në familje”.

Ajo u bëri thirrje kolegëve deputetë të miratojnë projektligjin kundër dhunës në familje, i cili mbron në mënyrë eksplicite anëtarët e familjes nga aktet e dhunës, duke përfshirë vrasjet dhe dëmtimet e rënda fizike. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak tha se “vrasja e neveritshme” e Tiba ishte “fatkeqësisht një kujtues i dhunës dhe padrejtësisë që ekziston ende kundër grave dhe vajzave në Irak sot”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë irakiane të “mbështesë ligjet dhe politikat për të parandaluar dhunën kundër grave dhe vajzave, si dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për të adresuar mosndëshkimin duke siguruar që të gjithë autorët e krimeve të tilla të sillen para drejtësisë dhe të mbrohen të drejtat e grave dhe vajzave”.

Për shumë njerëz, historia e Tiba ka vënë në qendër të vëmendjes ligjet e vjetruara që dështojnë në mbrojtjen e grave nga dëmtimi dhe dhuna me bazë gjinore

Bota

Ukraina paralajmëron/ Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet ndaj nesh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.

Trupat ushtarake ruse kanë tentuar të avancojnë në fushëbetejë, teksa forcat ushtarake ukrainase janë përballur me mungesë të armëve për sulm dhe mbrojtje.

Zelensky e ka pranuar se ekzistojnë probleme me stafin ushtarak dhe moralin e tyre, duke shtuar se një pjesë e brigadave ekzistuese janë të thata.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit të tij po përballet me mungesa dhe u ka bërë sërish thirrje vendeve aleate që të dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë.

 

 

“Sot ne kemi vetëm rreth 25 për qind të asaj që na duhet për ta mbrojtur Ukrainën”, ka thënë Zelensky teksa i ka komentuar kapacitetet ajrore të Ukrainës.

“Në mënyrë që Rusia të mos ketë superioritet ajror, flotës sonë i duhen 120 deri në 130 aeroplanë modernë”.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar së fundmi një paketë ndihme për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, në të cilën përfshihen edhe pajisjet ushtarake.

Forcat ruse kanë nisur javë më parë ofensivën verore dhe kanë marrë kontrollin e disa fshatrave në frontin verilindor të Ukrainës, afër Harkivit – qytetit të dytë më të madh në shtet.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleg Synegubov, ka thënë të shtunën se gati 10.000 njerëz janë urdhëruar të largohen brenda një jave.

“Situata po kontrollohet prej mbrojtësve të Ukrainës”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se vendi i tij do të shpenzojë 2.3 miliardë dollarë për të forcuar kufirin lindor kundër “armiqve potencialë”.

Polonia është në kufi me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Continue Reading

Bota

Krim në familje/ Burri vret vjehrrën, plagos gruan dhe më pas i jep fund jetës

Një krim i rëndë ka ndodhur Radniçka në Bjellovar të Kroacisë. Pas njoftimit policia ka gjetur në një banesë dy persona të vdekur dhe një tjetër të palgosur rëndë, e cila ëhstë dërguar me urgjencë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar. Një burrë ka vrarë vjehrrën e tij, ka qëlluar më pas gruan të cilën ka kujtuar se ka vdekur, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Autoritetet policore dhe të drejtësisë kroate kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me njoftimin e parë rreth krimit.

Continue Reading

Bota

Implanti i parë dështoi, Elon Musk në kërkim të një vullnetari të dytë për instalimin e çipit të Neuralink në tru

Elon Musk ka bërë me dije se laboratori i tij i çipit të trurit ‘Neuralink’ është në kërkim të një pjesëmarrrësi të dytë njerëzor. Manjati i teknologjisë postoi në mediat sociale për të ndarë lajmin vetëm disa ditë pasi kompania e tij zbuloi se pacienti i parë ndonjëherë përjetoi një problem pas operacionit.

“Neuralink po pranon aplikime për pjesëmarrësin e dytë,” postoi Musk në X të premten. “Ky është implanti ynë kibernetik i trurit Telepathy që ju lejon të kontrolloni telefonin dhe kompjuterin tuaj vetëm duke menduar.”

Kompania neuroteknologjike e Musk në janar instaloi një implant truri tek Noland Arbaugh, subjekti i parë i testimit njerëzor, të cilin kreu miliarder i Tesla dhe X e shpalli si një sukses.

Teknologjia e Neuralink funksionon përmes një pajisjeje rreth madhësisë së pesë monedhave të grumbulluara, e cila vendoset brenda trurit të njeriut përmes operacionit invaziv, nga të cilat fijet janë një komponent kyç për mbledhjen e sinjaleve.

Një postim i kompanisë tha se temat që lidhnin implantin me trurin e Arbaugh kohët e fundit “u tërhoqën… duke rezultuar në një rënie të numrit të elektrodave efektive” dhe aftësisë së pacientit për të përdorur kursorin.

Ndërsa nuk ofroi asnjë shpjegim, kompania tha se bëri modifikime për ta bërë implantin më të ndjeshëm ndaj sinjaleve nervore. Ambicia është të shtohen aftësitë njerëzore, të trajtohen çrregullimet neurologjike si ALS ose Parkinson, dhe ndoshta një ditë të arrihet një marrëdhënie simbiotike midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.

Continue Reading

Bota

U qëllua 5 herë me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ende në gjendje të rëndë

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndërlikime, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, thanë zyrtarët të shtunën, pas atentatit të së mërkurës.

Kryeministri 59-vjeçar, u qëllua të mërkurën pesë herë me armë zjarri. Sulmi tronditi Evropën dhe ngriti shqetësime për gjendjen e polarizuar politike në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore, me 5.4 milionë banorë.

Ndërkohë sot Gjykata e Specializuar Penale Sllovake vendosi që i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim nën akuzën për vrasje mbetur në tentativë.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të enjten se i dyshuar, i cili u ndalua në vendngjarje, kishte vepruar i vetëm duke shtuar se Juraj C. kishte marrë pjesë më parë në protesta anti-qeveritare.

 

 

Mediat lokale njoftuan se autori i dyshuar për sulmin, 71 vjeç, ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre librave me poezi.

Gjykata vendosi që ai të mbetet në paraburgim në pritje të përfundimit të hetimeve për shkak të rrezikut që paraqet për t’u arratisur apo përfshirjes siç thane ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal. Vendimi I gjykatës është objekt ankimimi.

Prej rikthimit të tij për herë të katërt si kryeministër tetorin e kaluar, zoti Fico ka ndryshuar shpejt politikën në atë që kritikët e opozitës e quajnë, një rrëmbim të pushtetit. Qeveria e tij ka reduaktuar mbështetjen për Ukrainën dhe po bën ndryshime tek transmetuesi publik, gjë që kanë ngritur shqetësime në raport me lirinë e medias./ VOA

 

 

Continue Reading

Bota

Lufta në Ukrainë/ 125 ushtarë të vrarë në Donbass në 24 orë

UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas në 24 orët e fundit në Donbass. Tass raporton këtë informacion, duke cituar deklaratat e zëdhënësit të grupit Alexander Gordeyev.

“Gjatë veprimeve aktive, ushtria përmirësoi pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit. Sulmet ajrore, zjarri artilerie, sisteme të rënda flakëhedhëse goditën pozicionet dhe pajisjet e Brigadës 128 të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Në afërsi të Makarovkës u shkatërruan 125 personel ushtarak të armikut, automjete luftarake të këmbësorisë, një raketë, pesë dronë me krahë fikse dhe dy depo municionesh.”, u tha në deklaratë.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se sulmi në Kharkiv mund të jetë vala e parë e nisjes së një ofensive më të madhe nga Rusia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING