Kronike
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 35-vjeçarja (EMRI)
Një aksident me vdekje ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një grua 35 vjeçe ka humbur jetën.
Viktima Matilda Salla, 35 vjeçe, teksa lëvizte në këmbë, është përplasur nga një automjet në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ditën e djeshme.
Këtë të enjte, policia njoftoi se 35-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit O.B., 27 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar.