Connect with us

Kosova

Tensionet s’po e ndihmojnë Kosovën/ Osmani për Politico: Po largojnë investitorët potencialë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një interivstë për prestigjiozen Politico, ka pranuar se tensionet në Veri të Kosovës, “nuk i ndihmojnë askujt, i bëjnë njerëzit të ndihen të pasiguritë dhe largojnë investuesit potencialë”.

Mbi këtë premisë Osmani ka thënë se vendi duhet të përkujdeset që çdo gjë të bëhet në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtare, e me aleatët në atë mënyrë që të evitohen tensionet.

Gjatë intervistës ajo ka theksuar se si presidente e vendit ka bërë të qartë qysh më 1 qershor se Kosova është e gatshme të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat në Veri.

Kësisoj ajo ka kërkuar që ndërkombëtarët të përkujdesen që të mos lejojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç-in sërish në zgjedhjet e një vendi tjetër.

Sipas saj bojkoti i zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat veriore nga serbët nuk erdhi mbi baza vullnetare, por u bë shkaku i presionit që po i bëhej popullatës lokale në këto komuna.

Ajo ka shtuar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të krijonte më tepër stabilitet dhe paqe duke thënë se është e vështirë të ndalohet ndjenja e padurimit me proceset e gjata eurointegruese.

Advertisement