Connect with us

Politike

Roland Bejko: PD s’do bashkohet kurrë me Foltoren! Duhet larguar Berisha e berishizmi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha se Partia Demokratike nuk do të bashkohet kurrë me Foltoren. Sipas tij, bashkimi është fuqi, por jo me Berishën dhe ‘berishizmin’. Bejko iu drejtua dhe Bardhit kur tha se është e pamohueshme që PD-ja ka investuar vetëm në ruajtjen e demokracisë dhe kurrë nuk ka bashkëpunuar me Ramën. “Unë jam për bashkim, por me largimin e Berishës dhe ‘berishizmit’. Po u bashkua dhe Partia Demokratike me Foltoren në Shqipëri vendoset monopoli politik dhe materializohet përjetësisht marrëveshja e 2008-s midis Ramës dhe Berishës. Marrëveshja e 2008-s i dha monopolin politik dy krerëve të dy partive dhe futi sistemin dy-partiak në Shqipëri, prandaj gjëja e parë që do të bëjë Partia Demokratike sapo t’i jepet mundësia, që të fitojë shumicën e shqiptarëve dhe të mbështetjes, do të shfuqizojë vendimin e marrëveshjes së 2008-s. 2008-ta e ka dëmtuar demokracinë, e ka dëmtuar sistemin zgjedhor dhe votën,” – u shpreh Bejko  në një intervistë për Euronews Albania.

Advertisement