Connect with us

Politike

Mbledhje e deputetëve të opozitës në Kukës, Berisha: U morën disa vendime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për gazetarët se takimi i sotëm me grupin e Bardhit, ishte shumë i frytshëm. Ai u shpreh se në takim morën disa vendime, të cilat do të bëhen të ditura nga deputeti Gazment Bardhi.

Po ashtu, Berisha i bëri thirrje edhe kuksianëve që të marrin pjesë ditën e dielë në zgjedhje, në mënyrë që me votën e tyre të ndryshojnë sistemin.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit.

Është rasti t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve, kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë.
Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme.

Advertisement