Bota
Pamje të rënda/ Dy të rinjtë përplasin për vdekje çiklistin, shkrihen së qeshuri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Las Vegas, ku një çiklist u përplas qëllimisht për vdekje nga dy adoleshentë.
Mediet e huaja bëjnë me dije se Andreas Probst, 64 vjeç u përplas nga një 17-vjeçar i cili ishte duke qeshur në momentin kur goditi qëllimisht shefin e policisë në pension.
Probst po ngiste biçikletën e tij rreth orës 6 të mëngjesit të 14 gushtit kur ndodhi ngjarja.
Videoja, e shpërndarë nga Mail Online , tregon shoferin duke ecur me shpejtësi drejt Probst ndërsa njëri nga adoleshentët që ndodhet në makinë pyet: “Gati?”
Një pasagjer tjetër filmon të gjithë skenën e rëndë.
Videoja tregon makinën duke e përplasu qëllimisht çiklistin, i cili fluturon disa metra në ajër dhe përfundon në asfalt.
Adoleshentët e filmojnë në anë të rrugës si për të treguar se ia dolën dhe largohen me shpejtësi.
17-vjeçari u arrestua menjëherë pas aksidentit dhe u dërgua në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur.