Connect with us

Sport

Vodhi orën 300 mijë paund të futbollistit të Chelseas, shqiptari del para gjykatës (EMRI)

Një shqiptar ka dalë para gjykatës në Angli ditën e sotme për grabitjen e vilës luksoze të futbollistit anglez Raheem Sterling. Dailymail shkruan se Emiliano Krosi dyshohet se ka marrë pjesë në 33 grabitje, duke përfshirë edhe shtëpisë e sulmuesit të Chelseat. Në bastisje u vodhën sende të çmueshme dhe një orë me vlerë 300 mijë paund.

Krosi nuk u deklarua gjatë seancës së shkurtër për menaxhimin e çështjes në Gjykatën e Guildford Croën. Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij përmes një përkthyesi në gjuhën shqipe. Ai u përfaqësua nga avokati mbrojtës Graham Blower. Ndërkohë avokatit të akuzës Laurence Imrie iu dha afat deri më 6 tetor për të dorëzuar të gjitha provat.

Advertisement