Connect with us

Kronike

U vra sot pranë kishës në fshatin Hot i Ri, kush është 33-vjeçari

Në fotot e mëposhtme është 33-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Shkodër. I riut u gjet i vrarë nga familjarët e tij në kishën afër fshatit Hot i Ri.

Nuk dihen shkaqet e vrasjes së të riut. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po bën krehjen e zonës për arrestimin e autorëve.

FOTOT/ U vra sot pranë kishës në fshatin Hot i Ri,

NGJARJA…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Një 33 vjeçar, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri rreth orës 21.48, të 21 shtatorit 2023. Viktima, Valter Fierza u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në rrugën pranë Kishës së fshatit. Ka qenë i vëllai i cili ka gjetur viktimën dhe ka njoftuar policinë. Burime për gazetarin e NTV.AL mëson se shkak i vrasjes së Valter Fierzës dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit në lokalin në qendër të fshatit Hot i Ri ku dhe banonte. Forca të shumta policie dhe FNSh kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punë për identifikimin e autorit/ve Dyshohet se në lokalin e fshatit, viktima ka qenë së bashku me të vëllanë, i cili pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë rreth ngjarjes dhe personat me të cilin mund të jenë konfliktuar.  33 vjeçari i cili u ekzekutua me pistoletë mbrëmjen e sotme nuk rezulton person me precedentë penal.

 

Advertisement