Pinknews
Makth për Armaldon, fansat brohorasin emrin e Luizit në koncertin e tenorit
Dy ish-miqtë e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri, i prishën marrëdhëniet e tyre që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Madje, ata s’kanë bërë “paqe” as pasi dolën nga shtëpia dhe loja përfundoi.
Megjithatë, Armaldo nuk i ka thënë “Jo” një oferte që ka marrë nga qyteti i Shkodrës, për të kënduar. Mirëpo, ai ka shkuar në vendin e Luizit dhe njerëzit kanë dashur t’ia vendosin edhe njëherë në dukje këtë detaj.
Ndaj, teksa ai këndonte gjatë koncertit, të pranishmit kanë thirrur emrin e fituesit të “BBV 2”.
Armaldo e ka marrë me sportivitet situatën, duke i drejtuar mikrofonin e tij, e duke i kërkuar të thërrasin më fort.