Connect with us

Kosova

Mashtrimet e Vuçiç, po krijojnë mjedis për agresion kundër Kosovës

Eurodeputeti gjerman nga radhët e “Të Gjelbërve”, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër propagandës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili, një ditë pas sulmit terrorist në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se po kryen “spastrim etnik” me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Butikofer, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në platformën “X”, dënoi gjuhën luftënxitëse të presidentit serb në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko, paraditen e së hënës, ku ndër të tjera shprehu “mirënjohjen” e tij për ambasadorin rus që “dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe” rreth situatës në Kosovë.

“Vuçiçi gënjen me paturpësi pasi në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiçit i jep justifikim ekstremizmit serb” – shkroi eurodeputeti gjerman, teksa dhe pyeti: A do t’i vendosë Bashkimi Evropian (BE) sanksione Serbisë për këtë sjellje?

Advertisement