Rajon
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç flet për situatën në Kosovë: Ka një vit që kemi…
Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se ka një vit që ka informacione se serbët nga Kosova po përgatiten për rezistencë dhe kujtoi barrikadat që qytetarët i ngritën më shumë se një vit më parë. Duke komentuar situatën mes serbëve në Kosovë , Vucic theksoi se Albin Kurti i ka kthyer të gjithë kundër tij dhe se në mënyrë sistematike ai shkatërroi popullin serb. Ai theksoi gjithashtu se ka informacione, por edhe dëshmitarë të mundshëm, të cilët mund të dëshmojnë për mënyrat se si janë vrarë serbët.
“Unë do t’ju tregoj se si duket hipokrizia kur dikush ju predikon për vlerat evropiane, edhe pse ne i përmbahemi atyre. Do t’ju kujtoj se çfarë ndodhi tetë vjet më parë në Kumanovë, kur terroristët shqiptarë, terroristë të vërtetë, sulmuan shtetin sovran të njohur ndërkombëtarisht të Maqedonisë, një vend anëtar i OKB-së. Rreth tetë policë maqedonas u vranë. Cfare ndodhi? Në atë kohë, as Rama dhe askush nga BE-ja nuk na mbante predikime”, tha Vuçic dhe tregoi fotografi të “funeralit shtetëror në Prishtinë” në vitin 2015, me uniforma të UÇK-së.