Connect with us

Politike

Marrëveshja me Zvicrën, Rama: Nga 1 tetori qytetarët gëzojnë përfitim të plotë të…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa Rama shprehet se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve.

Ai shtoi se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë. Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.

Politike

“Shqiptarët nuk janë më…”/ Rama nga Athina: Disa u çuditën, të tjerë thanë se nuk duhet të vija

“Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës.

Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshme të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

“Disa na nxorën pengesa për takimin”, Klosi nga Athina: Të zgjidhim me negociata problemet që krijon politika

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë se ka patur probleme në realizmin e këtij takimi. Klosi tha se u krijuan pengesa artificiale me poltikën që nuk donet që të mbahej ky takim. Ai shtoi se me negociata do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon.

“Mirënjohje dhe falënderime pafund. Në këtë tubim duhej të ishte një gjë fare e thjeshtë, se sa thjeshtë duhej të ishte organizuar ky takim. Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në realizmin e këtij takimi. Jemi sot me Ramën, sot në turin ‘Krenar për Shqipërinë’ që nis këtu në Athinë, pastaj në Milano, Londër, kudo ku ka shqiptar, për të folur me ta.

Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme, pengesa të çuditshme për organizimin e takimit, pengesa artificiale, njësoj si politika kërkon të krijojë konflikte, në kundërshtim total me frymën dhe pjesëmarrjen e këtyre njerëzve. Politika përpiqej ta pengonte takimin. Nga kjo sallë e mbushur me europianë, jam i bindur se njësoj siç kapërcyem, duke folur dhe duke negociuar, ja dolëm t’ia zgjidhim. Me këto negociata ne do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale mes dy popujve tanë”, tha Klosi.

Continue Reading

Politike

Takimi në Athinë, Ambasadorja e shqipërisë në Greqi: Ardhja e Ramës, ditë historike

Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, hapi takimin e planifikuar të kryeministrit Edi Rama me emigrantët me fjalimin e saj. Hajdaraga e konsideroi ditë historike vizitën e Ramës në Greqi. Ajo tha se e sheh këtë vizitë si një tjetër mundësi për rienergjezimin e marrëdhënieve unike mes shqiptarëve.

“Ardhja e kryeministrit shqiptar në Athinë është vëmendje e vazhdueshme e komunitetit shqiptar në Greqi dhe ditë historike. Ndaj le ta shfrytëzojmë ditën e sotme si një tjetër mundësi për rienergjezimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieve unike mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Një marrëdhënie që ushqehet nga qëllimi i pastër për të lartësuar Shqipërinë deri në fund duke besuar se ëndrrat marrin jetë kur jemi të gjithë së bashku”, tha Hajdaraga.

Continue Reading

Politike

‘Për ata që nuk kanë besuar tek ne…’/ Rama e duartroket, Noizy ndalon performancën

Noizy, një nga artistët që performoi sot në stadiumit “Galatsi” në Athinë gjatë takimit të emigrantëve shqiptarë me Ramën, ka ndërprerë këngën e tij dhe ka thënë disa fjalë.

Ai falënderon kryeministrin Rama dhe shprehet se të gjithë shqiptarët meritojnë respektin e botës pasi janë punëtore dhe të gjithë bashkë mund t’ja dalin gjithmonë.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur këtu sot. Është gjëja më e mirë që mund të bëj për shqiptarët, të mblidhemi të gjithë bashkë  dhe të jemi më të bashkuar se kurrë. Faleminderit kryeministrit që na mblodhi këtu.  Jemi punëtore dhe meritojmë respektin e botës, të jemi të bashkuar gjithmonë sepse vetëm bashke mund t’ja dalim. Kjo këngë shkon për të gjithë ata që nuk kanë pasur besimin tek shqiptaret anë e mbanë botë”, shprehet Noizy.

Continue Reading

Politike

Rama “koncert” në Athinë, këngëtarët Era Rusi dhe Noizy hapin shfaqjen

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater” në Athinë ku do të mbahet takimi me emigrantët. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pas mbërritjes së Ramës, u ekzekutan dhe himni kombëtar shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian. Këngëtarët Era Rusi dhe Noizy kanë nisur shfaqjen me këngët e tyre para audiencës në stadium.

Ndërkohë janë zbuluar dhe emrat e zyrtarëve që do të mbajnë fjalime në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë. Bëhet me dije se fjalimet i hap ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdarag

Zyrtarët që do të mbajnë fjalën:

-Kryetari i bashkisë Sarandës  Oltion Çaçi,

-Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi,

-Krytari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha,

-Majlinda Dhuka Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,

-Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS,

-Elisa Spiropali ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin,

-Blendi Klosi sekretar i pergjithshem i PS,

-Kryeministri Edi Rama.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING