Kosova
Tensionet Serbi-Kosovë/ Komandanti i KFOR-it: Ka vetëm një zgjidhje politike
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia deklaroi se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton La Reppublica.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm një zgjidhje politike. Ne, ushtria mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur gjallë dialogun. Dua të jem optimist dhe të mendoj se ajo që ndodhi mund t’i bëjë palët të mendojnë më me mençuri. Nëse kjo nuk ndodh, KFOR-i do të duhet të përfshihet më shum”– tha Ristuccia.
Ai theksoi se ajo që ndodhi gjatë fundjavës nuk ishte një pikë kthese, por një evolucion i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.