Sport
Më i vlerësuari në fushë, Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Vedat Muriqi është vlerësuar si më i miri në fushë për javën e shtatë në La Liga. Mallorca e tij barazoi 2-2 në shtëpi me Barcelonën, me Muriqin që shënoi një gol dhe asistoi në një rast gjatë 90 minutave. Për performancën në fushë, Muriqi ka marrë notën 8.6 nga “Sofascore”, duke qenë më i vlerësuari edhe në formacionin më të mirë të kësaj jave në elitën e futbollit në Spanjë. Në formacionin më të mirë të javës së shtatë e gjeten veten edhe Nacho Fernandez (8.2), Loic Bade (7.5) dhe Gaston Alvarez (7.5) në mbrojtje. Në mesfushë përveç Raphinas dhe Suson, u vlerësuan edhe Aleix Garcia (8.1), Erik Lamela (8.2) dhe Samuel Lino (8.0), ndërsa në sulm së bashku me Muriqin e gjen veten edhe Samu Omorodion (8.2).
Formacioni i javës së shtatë në La Liga: