Connect with us

Kosova

Kosova dhe Serbia janë një fuçi baruti në Evropë, flet Ambasadori gjerman në SHBA

“Kosova dhe Serbia janë një fuçi baruti në Evropë” – Kështu ka shkruar në platformën X, Ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andreas Michaelis, I cili gjithashtu ka shtuar: Duhet të merret seriozisht rreziku me një koordinim shumë te ngushtë mes Gjermanisë dhe ShBA-së. Ky eshte absolutisht, çelësi për të mënjanuar përshkallëzimin e mëtejshëm. Serbia duhet të veprojë tani”  Sipas Ministrise se Puneve te Jashtme gjermane, përshkallëzimi i mëtejshem i tensioneve në mes  Serbisë dhe Kosovës duhet të shmanget. “Pa vonesë, Serbia duhet t’i reduktojë trupat e saj afër kufirit me Kosovën. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht” –  thuhet në reagim. Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Bashkimi Evropian dhe Gjermania kanë qenë të prera ndaj Beogradit zyrtar: të tërhiqen menjëherë trupat e dislokuara përgjatë kufirit me Kosovën. Këto thirrje të vendeve perëndimore do ta detyronin Serbinë që të fillojë zvogëlimin e trupave ushtarake përgjatë kufirit me fqinjin e saj, Kosovën. Fillimisht, kërkesa do të vinte nga vendi më i fuqishëm i botës, ShBA. Në një angazhim të madh diplomatik, të premten e 29 shtatorit, të gjitha kanalet diplomatike të ShBA-ve u vunë në funksion të de-eskalimit të tensioneve në kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë. Reagim për dislokimin e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën, pati edhe nga ekzekutivi kosovar. Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i bëri thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe shtetit serb që të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe “të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm”.

 

Advertisement