Politike
Shpallja e zisë kombëtare nga Serbia/ Rama: E papranueshme
Kryeministri Edi Rama ka dënuar qëndrimin e Serbisë gjatë vizitës zyrtare në Kroaci.
“Faktikisht Shqipëria për herë të parë në 10 vitet e fundit ka vendosur të mos ligjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të be, e cila ishte deklaratë që pasonte takimin e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për arsye procedurale do duhej të bëhej publike. Deklarata nuk mund të mbështet prej nesh, thënë këto, nga ana jonë ne konsiderojmë se të dyja, e para vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur në territorin e Kosovës dhe zia kombëtare e shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi, janë të pajustifikueshme, të papranueshme të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë dhe padikustim duke qenë promotor të dialogut të normalizimit të paqes. Përpiqemi të jemi anëtarë të përgjegjshëm të këtij komuniteti, e konsiderojmë këtë zhvillim. Shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona që ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie të vë shur ushtarakisht, të armatosur pastaj të eliminuar si kriminelë, është diçka..në këtë pikë ne jemi shumë të keq ardhur për një zhvillim të tillë që e çon pas procesin e normalizimit. E vetmja rrugë është dialogu, ndërmjetësimi me SHBA dhe BE, dhe jo shfaqjet e ushtrisë Serbe me Kosovën që rrisin frymën e ndasive që ne duhet të kurojmë. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset dhe tërhiqet.”-tha Rama nga Kroacia.
Lajmi në përditësim…