Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç për CNN: Serbia nuk është përgjegjëse për incidentin në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë i ftuar në emisionin e Christiana Amanpour në televizionin CNN dhe ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë në pyetjen nëse Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, do të mbajë përgjegjësi për incidentin në Kosovë.

Ai, pa përmendur Radoiçicin, tha se “natyrisht që të gjithë personat që kanë kryer krime do të përgjigjen”, dhe se prokuroria do bëjë punën e saj.

Ai ka theksuar se incidenti në Kosovë nuk i ka hije Serbisë fare dhe se Serbia ka qenë partnere konstruktive në negociatat me Kosovën, për dallim nga pala tjetër. Ai eshte shprehur se Prishtina nuk ka punuar për zbatimin e marrëveshjes, dhe se që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit ka kryer “spastrimin e heshtur etnik”.

Presidenti mohoi se Serbia po grumbullonte trupa në vijën administrative me Kosovën, duke theksuar se ditët e kaluara kishte 60 për qind më pak ushtarë se vitin e kaluar.

Ai gjithashtu luajti rolin e njëriut paqësore, teksa tha se “Serbia është vendi i fundit që ka nevojë për incidente si ato në Banjskë”

Advertisement