Connect with us

Kosova

Vuçiç u bë peng i organizatës kriminale që krijoi

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçic, u lirua menjëherë nga paraburgimi, ndonëse Prokuroria e Lartë Publike kërkoi nga gjykata vazhdimin e procedurës paraprake të paraburgimit për shkak të ndikimit tek dëshmitarët, duke pasur parasysh se ai është i dyshuar për tregti të paligjshme të armëve.

Për deputetin Srđan Milivojevic, nuk ka dyshim se Radoiçic është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit serb Aleksandër Vuçic, I cili ka mbetur peng i organizatës kriminale që ai krijoi.

“Prandaj ai vendosi që është më mirë për të, të përballet me botën, duke ruajtur unitetin e mafies dhe se ai duhet të ruajë besimin se nuk do heqë qafe një anëtar të vetëm, që është rritur si një guralec në këpucën e tij, por që ka rrezik ta kthehet një gur mulliri që mund ta bluaj. Vetëm largimi dhe shpërbërja e menjëhershme e regjimit të Aleksandër Vuçiqit së bashku me formimin e një qeverie tranzitore, krijojnë parakusht për një përballje të plotë me mafian – Deklaroi deputeti serb

Advertisement