Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kosova/ Rama për akuzat: Shpërthyen kanalet e ujërave të zeza

Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Granada të Spanjës ku janë mbledhur liderët e Komunitetit Politik Europian, iu është përgjigjur kritikave që i janë bërë pas qëndrimeve të fundit për Kosovën dhe situatën në Veri. Sidomos reagime ka shkaktuar një intervistë e tij në gazetën Financial Times ku Rama tha se Veriu është shndërruar me kalimin e viteve në një tokë të askujt. Por, një gabim që lapsus qe beri kjo gazetë, duke lënë të kuptohet se Rama iu referua Kosovës si tokë e askujt, nxiti shumë reagime. Gazeta Financial Time reagoi duke theksuar se Rama e kishte fjalën për Veriun e jo për krejt Kosovën. Sidoqoftë deklarata nxiti reagime të shumta dhe kritika në adresë të tij.

Pikerisht atyre iu përgjigj Rama nga Granada, duke i quajtur shpërthim të kanaleve të ujërave të zeza.

“Unë vazhdoj të bëj timen, t’i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia, sepse nuk janë bindje të krijuara spontanisht, nuk janë bindje që burojnë nga emocione apo erëra që fryjnë në një drejtim apo një drejtim tjetër, nuk janë zjarre që ndizen apo fiken, por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik. Nga ana tjetër, kam parë po ashtu se si gjithmonë në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza, kinse patriotizmit, që siç thotë ajo fjala ‘është streha e fundit e maskarenjve’,”  – deklaroi kryeministri Rama.

Advertisement