Connect with us

Rajon

‘Vuçiç ka bindur liderët e BE-së’/ Brnabiç: Nuk ka sanksione ndaj Serbisë

Ana Brnabiç, Kryeministrja e Serbisë në një intervistë për mediat spanjolle pas daljes në kuadër të zhvillimeve të samiti të BE-së në Spanjë. Kreu i Këshillit të Ministrave serb tha se Bashkimi Europian nuk do të vendos sanksione ndaj Serbisë për sulmin e kryer në 24 Shtator në Veri të Kosovës.

Brnabiç ka theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka arritur të mbrojë interesat e vendit dhe se i ka bindur ndërkombëtarët europian të mos jenë ndëshkues ndaj shtetit serb.

Brnabiç tha se Vuçiç menaxhoi interesat e vendit dhe ka arritur që çështja e sanksioneve të mos jetë pjesë e vendimmarrjes së drejtuesve të Bashkimit Europian. Ajo thotë se është meritë e diplomacisë së presidentit Vuçiç që ndaj Serbisë nuk do të ketë asnjë masë ndëshkimore.

Lidhur me sulmin ndaj policisë së Kosovës në 24 shtator ku humbi jetë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u vranë 4 agresorë serbë, kryeministrja serbe ka një tjetër variant të ngjarjes. Sipas saj, incidenti është shoqëruar me informacione të rreme në media ndërkombëtare.

Advertisement