Bota
‘Nuk arrita ta mbroja’/ Babai rrëfen momentin e rrëmbimit të vajzës së tij
Pamje dhe histori rrëqethëse nga Izraeli, ku një numër i madh të rinj gra, vajza e djem janë rrëmbyer e masakruar në Gaza nga terroristët e Hamasit.
Mes videove që qarkullon është edhe ajo e 25-vjeçares Noa Argamaniajo u rrëmbye nga terroristët e Hamasit ndërsa ishte në festë dhe shihet duke bërtitur dhe duke u lutur për jetën e saj. I shkatërruar, babai i vajzës tha për Channel 12 se po lutet për kthimin e saj të sigurt.
“Ne u përpoqëm ta kontaktonim që nga momenti kur dëgjuam sirenat. Vendosa të shkoj në spital. Shkova në një nga zyrat dhe më njoftuan se nuk ishte lënduar. Ndërsa po flisja në telefon, shoku i saj i na kontaktoi dhe na tha se kishte një video të saj në një motoçikletë dhe se ajo ishte rrëmbyer dhe dërguar në Gaza,” tha Argamami.
“Unë shpresoja se ajo kishte gabuar, se nuk ishte e vërtetë, dhe më pas në ICU, një djalë erdhi tek unë dhe tha se kishte një video nëse doja ta shihja.
Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.