Bota
Lufta me Izraelin/ Palestina bën bilancin: 830 të vdekur dhe…
Shkon në 830 numri i të vdekurve në Gaza.
Lajmi është bërë me dije nga ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila thekson se 4000 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në Gaza.
“Ndërprerjet e internetit po ndikojnë në përditësimet e numrit të vdekjeve”, tha ministria e shëndetësisë.
Nga ana tjetër, të paktën 123 ushtarë izraelitë ishin mes 900 viktimave të raportuara në sulmet e Hamasit këtë të shtunë, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, admiral Daniel Hagari.
Hagari shtoi se familjet e 50 pengjeve izraelite janë kontaktuar nga forcat e sigurisë. Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.