Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Pesë emisarë pritet të zbarkojnë në Beograd më 21 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka paralajmëruar për një vizitë në Beograd më 21 tetor, të pesë emisarëve amerikan dhe europian. Kreu i shtetit serb ka thënë gjithashtu se pritet të shihet se çfarë “pako” ata do të sjellin. Prej Vucic, lajmi u shoqërua edhe me një koment jo pak të rëndësishë. Ai u shpreh se në jetë përballesh me presione të jashtme, me ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë Serbinë në mënyra të ndryshme. “Por unë nuk besoj që ky është rasti me “pesëshen e emisarëve”. Mendoj se ata dëshirojnë të ngrejnë probleme për zgjidhjen e krizës në Kosovë në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera” – Theksoi presidenti serb. Vlen të kujtohet se më 9 tetor, ishte mediumi Novosti, ai që paralajmëroi për vizitën e emisarëve Pesëshja e Madhe, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë dhe kryeministrit italian, do të vijnë sërish për të vizituar Serbinë. Sipas informacioneve të tyre, në tavolinë do të ketë presion edhe më të fortë që Serbia të vendosë sanksione kundër Rusisë, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, të cilën presidenti Aleksandër Vuçic nuk e ka nënshkruar. “Por, pas konfliktit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, duket se  lavjerrësi i fajit në një pjesë të publikut ndërkombëtar u zhvendos pothuajse brenda natës nga Albin Kurti tek pala serbe, dhe tani pritet që pesëshja e lartpërmendur ta përdorë këtë për të detyruar Vuçiqin  të bashkëpunojë” – shkruan redaksionalja e “Novosti”. Ekipi pesë anëtarësh ka qenë në Serbi edhe më 20 janar, kur gjatë bisedës me presidentin Vuçiç, fjalë për fjalë i kanë dhënë Serbisë ultimatum  pranimin e planit gjermano-francez, për të cilin më vonë është rënë dakord në Ohër, ose në të kundërt, do të përballet me lloje të ndryshme të sanksioneve, nga pezullimi i vizave për qytetarët serb e deri te tërheqja e investitimeve dhe ngrirje e finacimeve.

Advertisement