Connect with us

Politike

Gjekmarkaj ironizon Bashën: Qerratai s’merret seriozisht pasi përjashtoi 50 mijë demokratë

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës, ku ky i fundit shprehej se PD duhet të pastrohet nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik.

Gjekmarkaj shprehu dyshimin e tij se Basha ka guxim për të kryer një pastrim të vërtetë të partisë, duke përdorur raste të fundit të heqjes së anëtarëve dhe deputetëve nga listat e partisë si shembuj se autokracia dhe intoleranca po vazhdojnë.

Ai vijon më tej duke shprehur një kritikë ndaj Bashës, duke komentuar në mënyrë ironike se ai ka zgjedhur të luftojë tundimet intolerante pas një “gjumi të thellë”.

“PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik” Lulzim Basha e paskësh thënë këtë?! E ka thënë, e ka thënë, e zeza mbi të bardhë. Shumë njerëz mendojnë që atij i mungon guximi…ja që e paska. A keni stomak ta merrni seriozisht qerratanë pasi hoqi 50 mijë demokratë nga listat, javën që shkoi “përjashtoi” 11 deputetë dhe Sekretarin e Përgjithshëm?! Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi t’u shpallë luftë atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona. Kësaj i thonë fytyra shollë kundret që as skuqet as zverdhet dhe barku llastik qe sa t’i fusësh rritet! Po turp ka ? Jooo, s’ka lidhje , se njeh atë i bekuari”, u shpreh Gjekmarkaj në reagimin e tij.

Advertisement