Kosova
Rrezikoi ekstradimin/ Dritan Goxhaj: Beogradi po armatos serbët si në ’90
3 ditë më parë Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për ekstradimin në Hagë të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i arrestuar më 31 korrik në Tiranë. Pasi la qelitë e burgut 313 në orët e pasdites së martë, Goxhaj këmbënguli në pafajësinë e tij dhe tha se nuk e ka humbur lirinë për asnjë moment.
Pas lirimit nga burgu ai tha se ka pasur telefonata vetëm nga miqtë e tij.
“Pata telefonata vetëm nga miqtë e mi”, tha ai.
Ai akuzohej nga gjykata speciale se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe ka kryer pengim të punës së zyrtarëve dhe frikësim të dëshmitarëve. Por Goxhaj në Report Tv thotë se Gjykata speciale ka ngritur akuza absurde dhe të pabazuara ndaj UÇK.
“Gjykata le të themi është një gjykatë e Kosovës e vendosur në Hagë me prokurorë të gjykatës ndërkombëtarë. Është një gjykatë legjitime. Veprimtaria e saj nuk është e ligjshme e ka kthyer gjykatën në politike.
Është duke vepruar në paligjshmëri. E kam thënë se është duke ngritur akuza të pabazuazra në fakte me dëshmitarë të rremë. Cili është interesi i saj? Fillimisht çcdo gjë fillon nga interesi personal, paguhen shumë dhe përse mos ta zgjasin. Prokurori për krimet e luftës në Serbi ka deklaruar se kësaj gjykate i janë dorëzuar 63 mijë fate mbi atë që ka ndodhur gjatë luftës. Lufta mbaroi në 199 në qershor, UÇK u shpërbë në shtator. Si mund të akuzosh pjesëtarë të UÇK për vepra që kanë ndodhur pas shtatorit. Mund ti akuzosh si individë por jo në emër të një ushtrie. S’mund të më akuzosh në emër të një organizate që nuk ekziston më”.
Ai nënvizoi se UÇK nuk ka kryer asnjë krim ndaj civilëve serbë, sukurse pretendohet.
“S’kam dëgjuar se ka pasur krime ndaj civilëve serbë. UÇK i ka zbatuar normat. Serbët kanë paraqitur një list ëme 160 të serbëve të vrarë. Janë serbë që kanë bërë pjesë në forcat paramilitare serbe. Një grua tha se burri dhe djali im ishte i armatosur. Kush i armatosi? Shteti serb. Këta janë vrarë, konsiderohen si civila. Nuk bëhet fjalë për civila, por për paramilitarë.”
“Serbia rrafshoi objekte kulti në Kosovë. UÇK s’ka bërë krime ndaj civilëve serbë. S’ka hyrë në asnjë fshat me civilë. Kemi hyrë, por nuk kemi arrestuar dhe as dhunuar. Ata që pretendojnë se janë civila të vrarë janë paramilitarë”.
Referuar ngjarjeve të fundit në Veri të Kosovës ai tha se Serbia armatos serbët si në ’90.
“E vërteta duhet thënë që të njihet historia. Të themi të vërteta siç janë. S’do ndalem asnjë ditë për të folur për të vërteta”.
Në fund bëri apel që autoritet shqiptare të jenë të unifikuar në qëndrimet e tyre ndak Kosovës.
“Unë kam dashur që autoritete shqiptare të jenë unike në qasjen e tyre ndaj kosovës. Kur bëhet fjalë për Kosovën të kemi të gjithë një komb një qëndrim. Çdo gjë mund t ëshkojë drejt një unifikimi më të lehtë.”/Shqiptarja.com