Sport
“Arkitekti” i kombëtares, Sylvinho mban fjalën e dhënë në janar
Në datën 9 janar, Sylvio Mendes Campos Júnior u prezantua si trajner Kombëtares së Shqipërisë. Një emër i njohur, teksa si futbollist ishte aktivizuar me skuadra si Barcelona, Manchester City, Arsenal, i aktivizuar dhe me Brazilin.
Si trajner, eksperiencat me Lyon dhe Corinthians nuk pati shkëlqim, por kishte punuar me emra si Wenger, Gurdiola dhe Mancini. Para medias, përkrah ish-trajnerit Reja e së bashku me presidentin Duka u duk mjaft i qetë, por mbi të gjitha i bindur për të plotësuar objektivin për të shkuar në kampionatin europina.
Në fjalët e para tregoi se më parë nuk dinte shumë për kombëtaren kuqezi, megjithatë zbuloi se e kishte studiuar mirë, dinte për futbollistët dhe cilësitë e tyre, e mbi të gjitha dinte se çfarë i duhet kësaj kombëtareje. “Grupi është i ekuilibruar, por jemi të bindur që do garojmë për kualifikimin. E dimë çfarë duhet të bëjmë, jemi koshientë” ,- Ishin disa nga fjalët e para.
Nga janari në mars, asnjë ndeshje kontrolli apo ndonjë grumbullim për t’u orientuar. Ndeshja me Poloninë në transfertën e Varshavës ishte premiera e brazilianit, i cili që në momentin që mori drejtimin e Shqipërisë së bashku me ndihmësit e tij, argjentinasin Zabaleta dhe brazilianin Doriva u zhvendos për të jetuar në Tiranë. Humbja minimale nuk la shije të mirë, sidomos duke kujtuar periudhën negative që kishin kaluar kuqezinjtë, por ajo që tregoi skuadra në fushë dha sinjale që diçka ka ndryshuar krahasuar me epokën Reja.
Sylvinho tani e dinte se ccfarë duhej të bënte, e pa skuadrën në fushë dhe në qershor e bëri detyrën mirë, mori pikët e plota ndaj skuadrave që konsideroheshin në letër më të dobëta. Plot qetësi, vetëbesim, i kujdesshëm në deklarata, 49-vjeçari solli një frymë të re. Shtatori ishte muaji që bëri që të gjithë të besonin, me Sylvinhon që mori atë që deshi, ose më saktë atë që i duhej Shqipërisë për të marrë vendin e parë në grup.
Një barazim me Çekinë në Pragë dhe fitorja e pastër 2-0 në Tiranë dhe në fund suksesi i kësaj të enjteje me Çekinë 3-0 ishin testi i vërtetë i brazilianit, i cili gjithnjë theksonte se llogaritë për kualifikim do të bëhen në nëntor. Çezarit duhet t’i japim atë që i takon dhe pa dyshim që Sylvinho është arktitekti i një ekipi që ka rrëmbyer zemrat e mbarë shqiptarëve.
49-vjeçari i ka dhënë një identitet të bukur, teksa tashmë të gjithë i gëzohemi një skuadre që prodhon lojë, shënon gola e mbi të gjitha ka identitet!